Globi

Ndahet nga jeta gazetari shqiptar, në 2011 ishte kandidat për President

Shkruar nga Liberale

Seremb Gjergji, gazetari shqiptar në Kosovë ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmin e trishtë për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë me dije vetë familjarët dhe miqtë e Gjergjit në rrjetet sociale.

Të pushoftë shpirti në paqe babi im. Gjithmonë do të jesh babai më i mirë në këtë botë”, shkruan e bija e Gjergjit, krah një foto të gazetarit në ambientet e spitalit.

Seremb Gjergji kishte punuar për një periudhë gazetar dhe më pas ishte edhe zëdhënës në PTK. Gjergji në vitin 2011 ishte kandidat për pozitën e Presidentit të Kosovës. Po ashtu, në zgjedhjet lokale të 2017 Partia Socialdemokrate të Kosovës e kandidoi Seremb Gjergjin për kryetar të komunës së Klinës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH