Aktualitet

Ndahet nga jeta gazetari italian, themeluesi i "La Repubblica"

Shkruar nga Liberale
Ndahet nga jeta gazetari italian, themeluesi i "La Repubblica"

Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare, Eugenio Scalfari, bashkëthemelues i “L'Espresso” dhe themelues i “La Repubblica”. Ai cilësohet si një nga autorët më të mëdhenj italianë, si dhe një shkrimtar i mprehtë dhe ironik. Scalfari ka mbajtur postin e deputetit në Partinë Socialiste italiane që nga viti 1968 deri në vitin 1972.

Ai është nderuar me disa çmime prestigjioze atë të "Kalorësit të Kryqit të Madh të Republikës Italiane" në vitin 1996 dhe në vitin 1999 me atë të "Chevalier de la Légion d'honneur", një nga çmimet më të rëndësishme të Republikës Franceze.

Në vitin 1988 fitoi Çmimin Ndërkombëtar Trento “Një jetë kushtuar gazetarisë”, më pas Çmimin e Karrierës Ischia. Në vitin 1998 mori çmimin “Guidarello” për dhe në 2003-shin çmimin “Saint-Vincent”. Është qytetar nderi i Veletrit, qytet ku ai ka banuar. Eugenio Scalfari ka lindur në Civitavecchia (Romë) më 6 prill 1924 nga prindër kalabrezë. Është diplomuar për Drejtësi. Në vitin 1950 filloi karrierën e tij gazetareske si bashkëpunëtor i “Il Mondo di Pannunzio”. Në vitin 1955 ai themeloi të përjavshmen e parë investigative italiane “L'Espresso” me Arrigo Benedettin dhe e drejtoi atë nga viti 1963 deri në 1968.

Në vitin 1976 ai i dha jetë gazetës “La Repubblica”, duke e drejtuar deri në vitin 1996. Nëpërmjet editoraleve të tij, ai Scalfari shkroi për krizat e mëdha të fundit të politikës italiane, duke ruajtur gjithmonë vizionin e tij laik. /K.K-Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH