Showbiz

Ndahet nga jeta babai i Bill Gates

Shkruar nga Liberale
Ndahet nga jeta babai i Bill Gates

Babai i themeluesit të Microsoft, William Henry Gates II, është ndarë nga jeta nw moshën 94-vjeçare.

“Të gjithë kemi pasur një kohë të gjatë për të reflektuar sesa me fat jemi që kemi pasur këtë njeri të mahnitshëm në jetën tonë për kaq shumë vite,” shkroi Gates, teksa bëri publik lajmin e hidhur.

Sipas biografisë së tij, William Henry Gates ishte një veteran i ushtrisë dhe një nga themeluesit e një firme ligjore në Seattle.

Bill Gates tha se babai i tij ishte ndihma më e madhe kur krijoi fondacionin e bamirësisë, në të cilën u angazhua fuqimisht pas largimit nga drejtimi i Microsoft. Babai i tij shërbeu si bashkëkryetar i fondacionit.

“Fondacioni Bill & Melinda Gates nuk do të ishte ai që është sot pa babanë tim”, tha Gates.

 

Poll
SHQIPENGLISH