Medium Personazhe

Ndahet nga jeta aktorja legjendare e Hollywood-it

               Publikuar në : 20:02 - 13/05/19 Liberale

Legjenda e Hollivudit, Doris Day është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 97-vjeçare.

Lajmi për ndarjen nga jeta u dha nga Fondacioni i saj, “Doris Day Animal”, ku u tha thua se ajo ishte e rrethuar nga miq të ngushtë dhe kishte një shëndet të shkëlqyeshëm fizik për moshën e saj, deri kohët e fundit kur u konstatua një rast serioz i pneumonisë.

Aktorja është e famshme për rolet e saj në vitet ’50 dhe ’60 si pjesë e filmave më të famshëm, përfshirë “Pillow Talk”, “Love Me or Leave Me” dhe “The Man Who Knew Too Much”.

Përveç kinematografisw Day ishte edhe një këngëtare që kishte fituar disa çmime Grammy.

Këngët e saj “Secret Love” dhe “Que Sera Sera” janë disa nga hitet për të cilat Day u vlerësuar me çmime dhe vazhdojnë të dëgjohen ende edhe sot.

Por jeta e saj e vërtetë larg prozhektorëve ishte e mbushur me probleme romantike dhe parash. Ajo u martua katër herë, por kishte vetëm një fëmijë, i cili vdiq në vitin 2004 pasi vuante nga kanceri./ Gazeta Liberale

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *