Është ndarë nga jeta aktori i teatrit të Durrësit, Josif Koci. Njoftimi për ndarjen e tij nga jeta është bërë nga teatri “Aleksandër Moisiu” përmes një postimi në faqen e vet në “Facebook”, ku i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe gjithë të njohurve.
"Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të Teatri Aleksander Moisiu Durres, Josif Koci. Teatri i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe gjithë të njohurve", shkruhet në njoftim. /Gazeta Liberale
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1100370,1100371"]