Arte

Ndahet nga jeta aktori i njohur i kinematografisë shqiptare

Shkruar nga Liberale
Ndahet nga jeta aktori i njohur i kinematografisë shqiptare

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Pandi Siku.

Lajmi është bërë i ditur nga vajza e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Në 16 Gusht të 2022, babi im, Pandi Siku, u bë një ëngjëll në parajsë! Të duam shumë”, shkruan e bija, Yonah Okis.

Përmes një postimi më herët, e bija e aktorit ishte lutur disa ditë më parë, mbi shëndetin e të atit.

Pandi Siku ishte aktor i suksesshëm i teatrit dhe filmit shqiptar. Lindur me 28 Korrik 1949 ne Tirane ai u diplomua ne Institutin e Larte te Arteve në Tiranë ne degën e dramës dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupës se Teatrit Popullore (sot Teatri Kombetar) duke interpretuar mjaft role, kryesisht role te dyta.

Aktiviteti i tij do te shtrihet ne harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teatër debutimin e ben ne dramën “Toka e jone” dhe “Bashke me agimin”.

Me pas mund të përmendim edhe shume shfaqje te tjera teatrale si: Adlinin ne “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi ne “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi ne Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema ne “Komunistët” (1981), Merkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio ne “Zbutja e kryeneces”; Kostandini ne “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi ne “Besa”; Pjestar i korit ne “Quoa vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH