Globi

Ndahet nga jeta aktori i famshëm i Piratit të Karaibeve

Shkruar nga Liberale

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare aktori legjendar Sergio Calderón. Ylli - i njohur për rolet e tij në filma si “Pirates of the Caribbean” dhe “Men in Black” - ndërroi jetë në  Los Anxhelos  të mërkurën.

Familja e tij ka zbuluar se Calderón vdiq në spital nga shkaqe natyrale. Aktori meksikan pati një karrierë që zgjati gjashtë dekada dhe luajti në më shumë se 40 filma të Hollivudit.

Një nga rolet e tij më të njohura ishte si Kapiteni Vallenueva, ku luajti së bashku me Johnny Depp në filmin e vitit 2007, “Pirati i Karaibeve”. Ai gjithashtu u bë i famshëm me rolin që luajti në filmin e vitit 1997, “Njeriu me të Zeza”.

Në një intervistë  vetëm disa ditë para vdekjes së tij, ai pranoi se i pëlqen të luajë personazhe të këqij. Ai i tha Los Angeles Times: “Më pëlqen të luaj ato lloj personazhesh, sepse njerëzit me të vërtetë më urrejnë. Më thonë në rrugë se sa shumë më urrejnë. Por për mua, ky është suksesi im. Sepse kjo do të thotë që unë isha në gjendje t'i bindja njerëzit me atë që performova.' Calderón lindi në një fshat të vogël tropikal në Meksikë dhe u transferua në Mexico City në moshën 10-vjeçare, ku zhvilloi një dashuri për të performuar pasi u dallua në një lexim poezie.

Ai mori rolin e tij të parë të aktrimit në vitin 1970, duke shfaqur në The Bridge in the Jungle, i cili u xhirua në Meksikë.  Calderón u transferua në Los Anxhelos nëntë vjet më vonë ku edhe nisi karrierën e tij.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH