Aktualitet

Ndahen grupet e punës për Reformën Zgjedhore. Hajdari mbetet jashtë

Shkruar nga Liberale
Ndahen grupet e punës për Reformën Zgjedhore. Hajdari mbetet

Janë ndarë grupet e punës për çështjen e Reformës Zgjedhore në vend. Me porosi të bashkëkryetarëve grupet e punës do të takohen të mërkurën për të diskutuar me vijimësinë e këtij procesi.

Ndërkohë ditën e enjte do të zhvillohet mbledhja e radhës e komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Grupet e punës janë ndarë si më poshtë:

Sistemi zgjedhor:

Damian Gjiknuri & Bashkim Fino

Myslim Murrizi & Nimet Musaj

Financimi i partive politike:

Blerina Gjylameti & Klotilda Ferhati

Arben Elezi & Ralf Gjoni

Emigrantët:

Alket Hyseni & Adnor Shameti

Korab Lita & Adriatik Alimadhi.

Siç shihet edhe nga përbërja, bashkëkryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari ka mbetur jashtë grupeve të punës.

Ndërsa deputeti Korab Lita, i cili pretendoi vendin e Hajdarit në krye të Grupit Parlamentar të Demokratëve në Kuvend është pjesë e grupit të punës për emigrantët./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH