Globi

NATO zgjat mandatin e Jens Stoltenberg edhe për një vit

Shkruar nga Liberale
NATO zgjat mandatin e Jens Stoltenberg edhe për një vit

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord të zgjasin mandatin e Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg edhe për një vit, deri më 1 tetor 2024, thuhet në një deklaratë të Aleancës.

Vendimi do të miratohet nga krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s në Samitin e Vilniusit.

Aleatët falënderuan Sekretarin e Përgjithshëm për udhëheqjen dhe angazhimin e tij, i cili ishte kritik për ruajtjen e unitetit transatlantik përballë sfidave të paprecedentë të sigurisë.

Stoltenberg tha: “Jam i nderuar nga vendimi i aleatëve të NATO-s për të zgjatur mandatin tim si Sekretar i Përgjithshëm. Lidhja transatlantike midis Evropës dhe Amerikës së Veriut ka siguruar lirinë dhe sigurinë tonë për gati shtatëdhjetë e pesë vjet dhe, në një botë më të rrezikshme, Aleanca jonë e madhe është më e rëndësishme se kurrë."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH