Globi

NATO: Rusia dhe Kina veprojnë kundër rendit ndërkombëtar

Shkruar nga Liberale
NATO: Rusia dhe Kina veprojnë kundër rendit ndërkombëtar

Anëtarët e NATO do të mblidhen në Bruksel, për të diskutuar rishikimin e konceptit strategjik. Aleanca veriatlantike pritet të rishikojë dokumentin për sfidat e sigurisë pasi kërcënimet kanë ndryshuar. I pranishëm do të jetë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Joe Biden. Përpara samitit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se takimi vjen në një moment thelbësor për aleancën.

“Ne duhet t’u përgjigjemi shumë kërcënimeve dhe sfidave në të njëjtën kohë. Rusia dhe Kina po veprojnë përsëri kundër rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla; kërcënimi i vazhdueshëm i terrorizmit; sulme të sofistikuara kibernetike; teknologji përçarëse dhe ndryshime klimatike. Asnjë vend dhe asnjë kontinent nuk mund të merret vetëm me të gjitha këto sfida. Por, Evropa dhe Amerika nuk janë vetëm. Ne qëndrojmë së bashku në NATO”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltemberg.

Në axhendën e diskutimeve pritet të jenë tërheqja e trupave nga Afganistani, marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën si dhe shpenzimet në mbrojtje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH