Aktualitet

NATO e SHBA tërheqin ushtarët, ja çfarë thonë talibanët

Shkruar nga Liberale
NATO e SHBA tërheqin ushtarët, ja çfarë thonë

Militantët talibanë kanë thënë të shtunën se forcat ndërkombëtare kanë shkelur marrëveshjen e nënshkruar në mes të Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, për tërheqje të forcave të huaja nga Afganistani deri më 1 maj, dhe se kjo gjë “hap rrugën” për hakmarrje nga grupi.

Tërheqja zyrtare e trupave amerikane dhe atyre të NATO-s ka nisur të shtunën, dhe i gjithë procesi do të përfundojë më 11 shtator, ndonëse pajisjet ushtarake kanë nisur të largohen nga ky vend disa javë më parë.

Pas prezencës së forcave ndërkombëtare për gati 20 vjet, ato janë duke lënë Afganistanin me një të ardhme të paqartë, ndërkohë që rriten sulmet e kryengritësve talibanë. Talibanët kanë thënë të shtunën se tërheqja e trupave po ndodh shumë vonë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH