Aktualitet

Nata e katërt e protestës, policia gatishmëri maksimale

Shkruar nga Liberale
Nata e katërt e protestës, policia gatishmëri maksimale

Mbrëmjen e sotme në orën 18:00 është njoftuar protesta e radhës përpara Kryeministrisë për vrasjen e të riut Klodian Rasha, i cili u ekzekutua 4 ditë më parë në Tiranë nga një efektiv policie. Policia e shtetit ndodhet në gatishmëri të plotë.

Masat janë të shtuara në të gjithë bulevardin për të identifikuar protestuesit nëse do të ketë dhunë, por edhe për ta parandaluar.

Një numër i konsiderueshëm qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë. Qytetarët mbajnë në duar pankarta.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1174797,1174796"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH