Aktualitet

Nard Ndoka: Nuk prisja që Meta të më hidhte në TikTok nga pishina

Shkruar nga Liberale
Nard Ndoka: Nuk prisja që Meta të më hidhte në TikTok nga

Nard Ndoka ka folur për videon që ish-presidenti Ilir Meta hodhi në TikTok, ndërkohë që ai ndodhej në pishinë.

Ai tha se u takuan krejt rastësisht dhe u afrua për ta përshëndetur para se të nxirrte telefonin, duke shtuar se nuk priste që ai ta publikonte.

“S’kishte ndonjë problem, por tani njeriu ka dhe jetën jashtë politike, jetën private, momentet që nuk dëshiron t’i ndajë me të tjerët,” – u shpreh Ndoka, i cili shtoi se është kundër ekspozimit të jetës personale në rrjete sociale.

Pasi kanë provuar gjithë rrjetet sociale, politikanët shqiptarë kanë pushtuar edhe TikTok-un, si një mënyrë për të tërhqur sa më shumë elektorat, ndërkohë që jemi shumë pranë zgjedhjeve lokale.

 

@tiktokulirise O fitore, o s'ka! ✌️?? #fyp #albania ♬ original sound - tiktokulirise

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH