1

Napoli hedh në gjyq Elseid Hysajn

               Publikuar në : 16:38 - 31/07/21 liberale

Gazeta italiane ‘’Il Mattino’’ ka publikuar sot një lajm ekskluziv, ku pretendohet se Napoli ka hedhur në gjyq Elseid Hysajn për çështje disiplinore që nga viti 2019.

Presidenti De Laurentis i është drejtuar gjykatës për këtë çështje dhe kërkon nga Hysaj 65 mijë euro, që i bie 25% e pagës mujore bruto të mbrojtësit të Kombëtares. Para një jave ka pasur një njoftim për futbollistin shqiptar dhe palët shumë shpejt do të përballen me njëra tjetrën në gjykatë.

Po çfarë ndodhi? Në vitin 2019, Napoli shpallej nënkampion Italie nën drejtimin e Karlo Ançelotit, duke arritur të fitojë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve. Pas ndeshjes me Salzburgun e vlefshme për Champions, Ançeloti nuk u paraqit në konferencë për shtyp dhe rrezikoi gjobë nga UEFA. Gjithashtu, drejtuesit e klubit parashikuan një grumbullim të detyruar për skuadrën në formë ndëshkimi, por të gjithë u larguan drejt shtëpiave të tyre përfshirë dhe Hysajn. Kjo situatë zgjati një javë, dhe më pas lojtarët u shfaqën në stërvitje, dhe ndërkohë drejtuesit e Napolit u zotuan se do të merrnin masa të rënda ndaj futbollistëve. Pikërisht kjo çështje që nga viti 2019 është rihapur dhe Hysaj tani më është në telashe.

 

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back