Aktualitet

Nano, mesazh pas votimit: Pjesëmarrja e ulët, erdha ta nxis

               Publikuar në : 12:42 - 25/04/21 liberale

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar së bashku me bashkëshorten e tij Xhoana, në qendrën e votimit në kryeqytet e më pas ka dhënë edhe një mesazh për mediat.

Në fjalën e tij, Fatos Nano kishte edhe një mesazh për fituesit dhe humbësit që do dalin në këto zgjedhje.

“Të mos jetë aq e gjatë periudha kur duhet të presim se më në fund një pjesë do gëzohen një pjesë do mërziten. Jam i sigurt që ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë e shpresoj që ata që do mërziten të mërziten vetëm për veten e mos t’i mbajë shumë, ky ishte urimi”, tha Nano.

I pyetur “si ju duket pjesëmarrja në votime, a është shenjë pozitive për ndryshim?”, Nano dha këtë përgjigje: “Ishte pak e ulët prandaj erdha që ta nxis”.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back