Showbiz

Nano-këngëtarëve: Më mirë të më rrahin sesa të lexoj tekstet tuaja

Shkruar nga Liberale
Nano-këngëtarëve: Më mirë të më rrahin sesa

Mustafa Nano pë Taynën dhe Dafinën: Më mirë të më rrihnin sesa të lexoja tekste të tilla

Pas deklaratave të forta për Imamin Elvis Naçi dhe pas debatit publik me Ilda Bejlerin, kësaj here Mustafa Nano ka kthyer syrin kritik ndaj muzikës.

Në puntatën e fundit të emisionit të tij, të transmetuar mbrëmjen e kaluar, ai komentoi tekstet e disa prej këngëve më të dëgjuara shqiptare.

Ndër to, Nano përmendi edhe këngën “Bye Bye”, të Tayna-s dhe Dafinës, duke deklaruar se është i shokuar nga teksti.

Konkretisht, ai u kap me fjalët e këngës: “Edhe femnën unë ta marr, e kom fanse. E shti me bo twerk t’u kcy valle. Mu s’ka hiç ça me m’ardh marre”.

Teka komentoi fjalët, Nano u ndal edhe te videoklipi, duke thënë: Kjo është një vajzë që këndon dhe luan rolin e një lesbikeje. Më saktë shtiret që luan rolin e një lesbikeje".

Gjithashtu, ai përmendi edhe këngët e Majk, Ronela Hajatit, Butrint Imerit etj, duke vënë në pah tekstet që sipas Nanos, ishin të pakuptimta

"Unë jam i shokuar, i fyer më mirë të më kishin rraf sesa të kisha lexuar tekste të tilla. Përsëris, ta shpifin”, tha Nano./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH