Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit pa zgjidhje, Balla: Procesi i privatizimit një maskaradë

Shkruar nga Liberale
Naftëtarët e Ballshit pa zgjidhje, Balla: Procesi i privatizimit

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i pyetur për situatën në rafinerinë e Ballshit dhe për fatin e naftëtarëve,tha se drejtësia është ende në kohë të hetojë.

Balla theksoi se me rafinerinë Ballshit është bërë një maskaradë me procesin e privatizimit.

Po ashtu ai u shpreh se gjithçka zgjidhet me dialog dhe se qeveria Rama i ka dhënë të gjitha provat e bashkëpunimit për të çuar përpara këtë çështje.

Pyetje: Naftëtarët e Ballshit sot përballen me një situatë të pazakontë dhe pritet të rifuten në grevë për të fituar jo vetëm pagat e prapambetura, por edhe rivendosjen në punë të Uzinës.

Balla: Këtu biem të gjithë dakord se mazhoranca ka një meritë që pas 30 vitesh është shumica e parë qeverisëse në vend që ka miratuar statusin e naftëtarëve. Ne kemi ngritur mekanizma të veçantë për personat që kanë pasur punë të vështirë, por që për arsye të ndryshme nuk kanë marrë atë që meriton. Për të qenë korrekt me Ballshin, unë sot dua të them që drejtësia është ende në kohë për të hetuar të gjithë maskaradën e ndodhur në rafinerinë e Ballshit, unë kam qenë një nga deputetet që kam denoncuar mënyrën e privatizimit dhe vazhdoj të kem dyshime se në atë proces jo vetëm shteti shqiptar, por edhe punonjësit janë të dëmtuar. Jemi ende në kohë për të hetuar se si u shkatërrua një nga rafineritë më të mira në Ballkan. Unë apeloj tek Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion që të hetohet i gjithë procesi i privatizimit të asaj refinerie. Me punonjësit është bërë në kontratë para disa muajsh dhe është respektuar nga ana e qeverisë për pagesat kalimtare dhe do të vijojmë të kemi interes të veçantë për këtë çështje, qoftë me atë që kryeministri ka deklaruar me mundësinë e gjetjes së një investitori për ta sjellë sërish në punë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH