Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit në grevë urie: Nuk ushqehemi me fjalë boshe

Shkruar nga Liberale
Naftëtarët e Ballshit në grevë urie: Nuk ushqehemi me

Pas shumë protestash dhe mos reagim nga ana e qeverisë për pagat e prapambetura, naftëtarët e Ballshit vendosën të nisin grevën e urisë. Në grevë kanë hyrë disa punëtorë të uzinës mes tyre dhe kreu i sindikatës Sokol Dautaj.

“Prej gati një viti, naftëtarët janë në rrugë, në kushte shumë të vështira ekonomike. Para pak kohësh ne kemi pasur një grevë urie dhe menduam se arritëm një zgjidhje. Megjithatë, në këtë moment që ne flasim jemi totalisht të humbur sepse nëse ky privat vjen, menaxhon rafinerinë dhe largohet duke mos mbajtur asnjë lloj përgjegjësie, atëherë kujt duhet t’i drejtohemi ne? Ata thonë se është përgjegjësi e privatit me privatin. Ne kemi kërkuar një gjë farë te thjeshtë. Ministrja duhet të priste një përfaqësi nga naftëtarët. Familjet e naftëtarëve nuk ushqehen me fjalë boshe. A ndjen përgjegjësi për qytetarët e vetë ky shtet”, u shpreh Dautaj, i cili ishte i pari që u fut në këtë grevë urie.

Vendi që kanë zgjedhun është qendra shëndetësore brenda ambienteve të Rafinerisë.  Disa prej tyre  me maska, si masë për mbrojtjen nga Covid-19, ndërsa në mure kanë vendosur pankartat me thirrjet drejtuar shtetit.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH