Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit: Kemi fëmijët pa bukë. Vetëm mediat kanë ardhur

Shkruar nga Liberale
Naftëtarët e Ballshit: Kemi fëmijët pa bukë. Vetëm

Naftëtarët e Ballshit ndodhen në ditën e dytë të grevës së urisë dhe kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre.

Naftëtarët janë vendosur në një nga mjediset e qendrës shëndetësore në Uzinës së naftës.

“Ne këtë grevë do ta çojmë deri në fund. Dy janë kërkesat tona, marrja e pagave dhe rifillimi i punës. Përveç mediave askush tjetër nuk ka ardhur. Do vazhdojmë deri në zgjidhjen e kushteve tona”, deklaroi një nga naftëtarët në grevë.

Ndërsa një tjetër u shpreh se "Duam pagat e prapambetura, kemi femijet pa buke. Familjet presin te ushqehen, po na vritet shpresa e femijeve, nuk mundem ti coj as ne cerdhe". / Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH