Naftëtarët e Ballshit prej 16 ditësh në grevë urie teksa dhjetëra të tjerë protestojnë në rrugët e qytetit kanë hyrë sot në mjediset e administratës së Uzinës, ndërkohë që policia private ka qëndruar gardh në shkallët e godinës për të mos i lejuar.
Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj tha se qëllimi ishte për të treguar se kompania nuk ka pronar, madje ata thonë se kanë informacion se pronari është larguar.
“Me të drejtën e Zotit ju treguat qytetari, kjo nuk është një protestë e dhunshme. Jemi këtu për të treguar se ky ka qenë një shoë i radhës. Këtu nuk ka pronar. Tani nuk funksionon asnjë zyrë, prej 1 viti ka vetëm heshtje. Është një tallje e madhe se janë të gjitha pajisjet hapur. Ne kemi dëgjuar që pronari është larguar. Ne presim një përgjigje nga pronari që kemi në kontratë ose nga ministrja. Personat e tjerë janë tallur me ne. Nuk është problem për të marrë rafinerinë. Këtu nuk ka pronar, nuk vjen. Kush do na mbajë ne 10 policë”, tha Dautaj.