Aktualitet

Naçi-Ramës: Ose i bëjmë gjërat si duhet, ose unë e Marini largohemi

Shkruar nga Liberale
Naçi-Ramës: Ose i bëjmë gjërat si duhet, ose unë

Mbledhja e Komitetit të Rindërtimit ka mbledhur bashkë jo vetëm qeverinë, por edhe përfaqësues të fonadacioneve të ndryshme, investitorë e biznesmenë, si dhe urbanistë.

Pjesë e tryezës ishte edhe Imami Elvis Naçi, i cili kërkoi nga kryeministri që të gjithë të jenë bashkëpunues dhe në dijeni të asaj se çfarë do të ndodhë me fondet e mbledhura për të prekurit nga tërmeti.

Naçi tha që të ketë një administrim të përbashkët dhe që gjërat të bëhen si duhet, pasi në të kundërt, ai bashkë me gazetarin Marin Mema nuk do të jenë më pjesë e tryezave të tilla.

Shqipëria ka ardhur koha të krijojë disa standarte. Nuk jemi Zvicra dhe as Gjermania. Duam ti mësojmë atyre që edhe qindra mijëra miliona euro që thamë, do ti bëjmë transparente deri në një. Ai që do na japi shtëpinë do të na ulë çmimin. Zotit Rama po ia them këtu, o do të bëhet diçka siç duhet ose unë me Marinin në tavolinat e tjera nuk do të jemi këtu. Do të dalim veç me fondacione të vogla, por jo të bëhet si tek tezgat. Nëse do bëhet si tek tezgat, më mirë pak dhe faqebardhë”, ka thënë Naçi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH