Globi

"Na rrihnin me shkopinj e grushte", palestinezët e liruar thonë se janë abuzuar në burgjet izraelite

Shkruar nga Liberale
"Na rrihnin me shkopinj e grushte", palestinezët e liruar
"Na rrihnin me shkopinj e grushte", palestinezët e liruar thonë se janë abuzuar në burgjet izraelite

Të burgosurit palestinezë të liruar nga burgjet izraelite thonë se policët kryen abuzime dhe ndëshkime kolektive, në javët pas sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Ata kanë përshkruar se janë goditur me shkopinj, u kanë vendosur qentë mbi surrat dhe u janë marrë rrobat, ushqimet e batanijet.

Një e burgosur ka thënë se ajo ishte kërcënuar me përdhunim dhe se hodhën dy herë gaz lotsjellës mb ndaj të burgosurve brenda qelive.

Ekipi i BBC foli me gjashtë persona gjithsej, të gjithë thanë se ishin rrahur përpara se të dilnin nga burgu.

Shoqata e të Burgosurve Palestinez thotë se disa roje dyshohet se kanë urinuar mbi të burgosurit e prangosur. Dhe se gjashtë të burgosur kanë vdekur në paraburgimin izraelit në shtatë javët e fundit.

Izraeli thotë se të gjithë të burgosurit e tij janë të ndaluar sipas ligjit. 18-vjeçari Mohammed Nazzal ishte një nga të liruarit nga Izraeli këtë javë, në këmbim të grave dhe fëmijëve izraelitë të mbajtur peng nga Hamasi në Gaza.

"Na rregulluan në mënyrë që të burgosurit e moshuar të futeshin prapa dhe të rinjtë përpara. Më morën dhe filluan të më rrahin. Unë po mundohesha të mbroja kokën time dhe ata përpiqeshin të më thyenin këmbët dhe duart.", tregoi 18-vjeçari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH