Aktualitet

"Na lini rehat me këto idiotizma se s’jua kemi oreksin”, Arjan Konomi flet i revoltuar

Shkruar nga Liberale
"Na lini rehat me këto idiotizma se s’jua kemi oreksin”,

Opinionisti i njohur Arjan Konomi ka bërë një sqarim për të gjithë ndjekësit e tij prej të cilëve ka marrë shumë pyetje në lidhje me aksidentin e rëndë që ai pësoi në Jordani.

Opinionisti i revoltuar nga këto pyetje ka sqaruar një herë e mirë se si qëndron e vërteta.

“Tungjatjeta miq, doja të ndaja me ju një shqetësim sepse përveç halleve e problemeve që kemi tani më duhet të lexoj dhe shumë komente në TikTok dhe në Instagram.

Me një pyetje të çuditshme që thonë: Si ka mundësi një herë ke dorën e majtë në allçi një herë ke dorën e djathë.

Dora ime në allçi është kjo dhe është e njta, me sa arrita të kuptoj është problemi i kamerës. Kur xhiron përpara del në këtë pamje, më xhiron dikush del e transformuar krahur.

Unë e kam pjekurinë që të mos sajoj gjëra se s’u çmenda të shtrohem në spital dhe të vej dorën në allçi përse, se çfarë arrita nuk e kuptoj.

Na lini rehat me këto pyetje e me këto idiotizma se s’jua kemi oreksin”, shprehet Arjan Konomi në videon e publikuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH