Editorial

Na grabitën, na rrezikojnë jetën, duhet të paguajmë e taksat e tyre?

Shkruar nga Liberale
Na grabitën, na rrezikojnë jetën, duhet të paguajmë e

Të kapur mat, me qeverisje por më keq se në ‘gjendjen natyrore’!

Gentian Kaprata – Urbanism & Democracy

Ndërtimtaria informale është një nga fenomenet më karakteristike të tranzicionit të gjatë dhe të mundimshëm të shoqërisë shqiptare. Nuk ekzistojnë të dhëna të  sakta sa është numri i ndërtesave, banesave apo shtesave të ndërtuara pa leje në këto vite por mund të thuhet se vetëm gjatë viteve 2006- 2012, ato janë rritur në masën 1.7 herë; nga 230 mijë që ishin në fund të proçesit të vetdeklarimit në vitin 2006, në rreth 400 mijë në vitin 2012. Statistika e parë është plotësisht e saktë sepse na vjen nga Agjensia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale, por edhe e dyta nuk mbetet pas përderisa vjen nga Banka Botërore.

Kjo veprimtari antiligjore njerëzore ishte plotësisht e pritshme dhe e justifikueshme në pesë vitet e para të tranzicionit për një sërë arsyesh të logjikshme, racionale dhe të moralshme. Qeverisja komuniste kishte prodhuar shumë parakushte që e bënin të pashmangshëm këtë fenomen sa urbanistik e ndërtimor aq edhe ekonomik, kulturor, social e politik. Por asgjë nuk e justifikon vijueshmërinë e tij në dydekadat e tjera, duke dëmtuar çdo ditë ekonominë, shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Çdo ditë që kalon pa i dhënë një zgjidhje të drejtë dhe të moralshme kësaj plage dëshmon se jemi kthyer në një turmë individësh të paftë t’i japim drejtim gjërave që kërkojnë të bashkëveprojmë me njëri-tjetrin si një shoqëri. Sepse kjo është ajo që ka ndodhur në këto vite!

Shteti që kemi ndërtuar e k trajtuar çështjen e formalizimit si një mjet elektoral. Shumica dhepakica, kush më shumë e kush akoma më shumë, e kanë përdorur në gara elektorale se ‘kush legalizon më lirë’. Ne i votojmë, dhe kjo është arsyeja që nëse në vitin 2000 numëroheshin disa dhjetëra mijë ndërtesat informale dhe gjendeshin vetëm në periferitë e qyteteve të mëdha, sot janë disa qindra mijë dhe gjenden kudo nëpër Shqipëri, bile edhe në taracat e pallateve në qendrën e Kryeqytetit. Kështu do të ndodhte përderisa proçesi me të cilin, qeveritë kanë synuar të zgjidhin këtë problematikë shoqërore, kamoralin e skemave Ponzi (piramidave financiare)!

Qeveritë e gjithëpushtetshme kanë bërë ligje, që një qytetar që ka respektuar ligjin dhe e ka blerë apartamentin e tij në tregun formal, duhet të paguajë për kostot e legalizimit të një ndërtese të një qytetari tjetër që ka shkelur ligjin! Ky është thelbi i asaj që ka ndodhur në 20 vitet e fundit, përfshirë edhe disa ditë më parë. Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj të ri sipas të cilit ndërtuesit informal nuk ka nevojë ta paguajnë më taksën e ndikimit në infrastrukturë prej 0.5 % të vlerës së investimit. Ndërsa qytetarët e tjerë që ndërtojnë formalisht duhet të paguajnë 8% për të njëjtën taksë, qeveria mendon se ndërtuesit informal nuk duket të paguajnë as 16 herë më pak.

Sipas qeverisë së gjithëpushtetshme, këtë duhet ta paguajnë qytetarët e tjerë formalë, ose me taksa të shtuara ose me mungesë infrastrukturash. Këta duhet të paguajnë edhe për kosto të tjera administrative apo ndryshime pronësie që e shoqërojnë këtë proçes, që shkojnë në qindra milion euro. Mirëpo edhe kjo është shumë pak, sepse këto shtesat që kemi mbi taracat e pallateve ku jetojmë, jo vetëm janë ndërtuar informalisht në një pronë që e kemi në bashkëpronësi, jo vetëm kostot e legalizimit të tyre do ti paguajmë ne, por na rrezikojnë edhe jetën. Vetëm pak muaj më parë një tërmet shkundi vendin dhe mori 50 jetë njerëzore, ndërsa qeveria vijon ti legalizojë ato!

Duhet të kishim ndërhyrë me shpejtësi e tëhiqnim çdo ngarkesë,të shtuar pas projektit, nga taracat e pallateve. Nga depozitat e ujit, deri te ndërhyrjet e tjera si shtesa ndërtimore, duhet ti hiqnim me shpejtësi dhe tëlehtësonim “shpinën e ndërtesave” që ato të mbanin vetëm peshën për të cilën janë logaritur. Çdo qeveri normale do ta kishte reaguar kështu, por jo qeveria e shqiptarëve të shekullit të 21. Atherë, kush e mban përgjegjësinë nëse ndërtesa nuk do të qëndroj në këmbë, në një rast të ngjashëm në të ardhmen?!Sepse është e thjeshtë për qeverinë të bëjë “mirë” me paratë e taksapaguesve, por duhet edhe të mbaj përgjegjësi për vendimet që kamarrë.

Nëse do ishim pa Shtet, nëse ishim në atë rend shoqëror që Locke do ta quante ‘gjendje natyrore’dhe Hobbes do ta konsideronte ‘rendin ku secili është kundër secilit, dhe njerëzit janë në frikën e vazhdueshme nga vdekja e dhimbshme’,do të na duhej të mbronin vet lirinë, jetën dhe pronën tonë. Shumë e thjeshtë të bëhet kjo, si çdo kafshë tjetër, do të mbronim me thonj jetët tona dhe të “këlyshëve” tanë nga rreziku që vjen nga ‘gjendja e luftës’ me kafshë të tjera. Por ne jemi në një gjendje më të keqe se kaq! Ne jemi në rendin,ku Shteti, merr fuqinë dhe paratë tona, dhe i përdor ato për të na dëmtuar ne, duke bashkëpunuar me ata nga të cilët duhet të na mbronte!

gentiankaprata.blogspot.com

                                                                                             

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH