Aktualitet

Muzikë pas orarit të lejuar, gjobiten administratori i lokalit dhe 23 klientë

               Publikuar në : 16:47 - 11/09/21 liberale

Një lokal në Sarandë është konstatuar mbrëmjen e djeshme teksa zhvillonte aktivitet me muzikë të lartë pas orarit të lejuar.

Policia ka nisur një procedim penal për administratorin, 45-vjeçarin me iniciale V.M. të subjektit si dhe e ka gjobitur me një shumë prej 1.000.000 lekë si masë për thyerjen e orarit të kufizimit.

Në lokal kanë qenë dhe 23 klientë, të cilët u gjobitën me nga 10 mijë lekë secili për thyerjen e orarit të karantinës.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Sarandës, për monitorimin e subjekteve që vijojnë aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje. U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar duke qenë i parregjistruar në QKR, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative, administratori i një subjekti.

Ndëshkohen me masë administrative edhe 23 klient të subjektit. Sekustrohen pajisjet muzikore dhe një sasi e vogël kanabisi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në vendin e quajtur “Ura e Kranesë” 1 subjekt që po vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Në vijim të veprimeve specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht administratorin e subjektit shtetasin V(D). M., 45 vjeç, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” Ushtrimi pa lishencë i veprimtarive financiare”, dhe ”Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Gjithashtu, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorin e subjektit, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, dhe masa administrative 10.000, për 23 klientë, të konstatuar në subjekt. Gjatë kontrollit të ambientit, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotike kanabis. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back