Showbiz

Muzikanti i njohur infektohet me Covid, për herë të dytë brenda muajit

Shkruar nga Liberale
Muzikanti i njohur infektohet me Covid, për herë të dytë

Muzikanti i njohur, Bryan Adams ka rezultuar pozitiv me COVID-19, për herë të dytë brenda një muaji.

Rokeri tregoi në një postim në Instagram, se kishte rezultuar pozitiv pas mbërritjes në aeroportin Malpensa në Milano.

“Kam rezultuar pozitiv për herë të dytë brenda 1 muaji”, shkroi Adams.

Gjithashtu, Adams u tërhoq nga një performancë në një ceremoni në Rock and Roll Hall of Fame, pas infektimit.

Përfaqësuesi i tij tha në atë kohë se Adams ishte “i vaksinuar dhe nuk kishte fare simptoma”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH