Showbiz

"Muzika të lë beqar vlla", Stresi bën deklaratën e papritur për muzikën: Do t'i përkushtohem familjes

Shkruar nga Liberale
"Muzika të lë beqar vlla", Stresi bën deklaratën e

Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi thotë se e ka në planet e tij të afërta që të heqë dorë nga muzika.

Në një intervistë për “Aldo Morning Show”, reperi shprehet se mund të lançojë këngë të reja për 3, 4 vitet e ardhshme dhe më pas do t’i përkushtohet familjes.

Pjesë nga biseda:

Stresi: Mendoj të përfitoj dhe këto 3, 4 vite dhe pastaj gjysmën e jetës ta mendoj për familjen time, të bëj një hap më serioz.

-Po më fal, ty muzika të pengon?

Stresi: Muzika është adrenalinë shumë e madhe, duhet të stopohem. Muzika të lë beqar vlla!

Atë mos e thuaj, mua nuk më rezulton në asnjë moment të kesh qenë beqar.

Stresi (qesh): Po në tipin tonë dhe mënyrën e jetës të vrullshme të le. I lidhur nuk jam, por secili ka atë jetën e tij private, kam një periudhë pushimi.

-Si përfundim, vërtet e ke këtë lloj plani edhe 3, 4 vjet?

Stresi: Edhe 3, 4 vjet do shërbej në muzikë sepse kam shumë bashkëpunime që dua të bëj dhe mendoj ta stopoj sepse unë e kam adrenalinën të pakontrollueshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH