
Art - Kulture
Muzeu i Luvrit nxjerr online dhe falas të gjitha koleksionet e artit

Muzeu i Luvrit në Francë, për herë të parë, bën të disponueshëm online dhe falas të gjitha koleksionet për dashamirësit e artit. Baza e të dhënave për koleksionet përbëhet nga 482,000 punime, përfshirë këtu edhe koleksionet e Muzeut Eugene Delacroix.
“Sot, Luvri po pastron pluhurin e thesareve të tij, madje edhe ata më pak të njohurit. Për herë të parë, çdokush mund të ketë falas të gjithë koleksionin e punimeve nga një kompjuter ose smartphone. Trashëgimia mahnitëse kulturore e Luvrit është e gjitha tani vetëm një klik larg! Jam i sigurt se kjo përmbajtje dixhitale do të frymëzojë më tej njerëzit të vijnë në muze për të zbuluar koleksionet personalisht”, tha në një deklaratë Jean-Luc Martinez, presidenti i Musée du Louvre.
Në deklaratën zyrtare, thuhet se faqja ofron disa mënyra për t’u thelluar në koleksione: kërkime të thjeshta ose të avancuara, shënime nga departamenti kurator dhe albume. Një hartë ndërvepruese ndihmon vizitorët të përgatisin vizitën e tyre dhe i lejon ata të eksplorojnë muzeun dhomë pas dhome.
Tags: falas, Muzeu i Luvrit, online, piktura