Aktualitet

Mutacionet e Covid-19/ Dyshohet për 50 të infektuar në vendin tonë

Shkruar nga Liberale
Mutacionet e Covid-19/ Dyshohet për 50 të infektuar në vendin

Të paktën 50 persona në Shqipëri dyshohen të jenë prekur me një nga variantet e reja të covid-19.

Në përgjigjen zyrtare të kërkesës për informacion që Euronews Albania i kishte drejtuar ISHP, thuhet se po pritet përgjigja e rreth 50 mostrave nga laboratori i referencës jashtë vendit.

“Nga të dhënat dhe vlerësimet epidemiologjike, si dhe nga të dhënat nga rrjeti i laboratorëve COVID-19, mendojmë që variante të reja të COVID-19 mund të jenë prezente në vendin tonë”, thuhet më tej në përgjigjen e ISHP-së.

Sa i përket, kapaciteteve që ka ky institucion në identifikimin e variantit të ri Covid, ISHP shprehet se nuk mund të dallojnë me saktësi llojin e virusit.

“Laboratori i Virologjisë në ISHP përdor reagentë dhe kite diagnostike të metodologjisë së bazuar në teknikën molekulare të 'Real Time PCR', e cila tregon nëse kemi të bëjmë ose jo me një variant të ri, por jo me saktësi llojin e variantit”, thuhet në përgjigjen e ISHP-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH