Aktualitet

Mutacion i ri në Shqipëri?! Tomini: Deri tani asnjë rast!

Shkruar nga Liberale
Mutacion i ri në Shqipëri?! Tomini: Deri tani asnjë rast!

Specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini tha në News 24 se deri më tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast të evidentuar me mutacionin e ri të COVID-19, që doli në Britaninë e madhe.

“Për t’ju thënë të vërtetën në momentin kur Britania e Madhe deklaroi mbi situatën e mutacionit, edhe Shqipëria pati një alert në nivel më të lartë, që u interpretua dhe me masat kundër këtij vendi. Duhet të theksohet se ISHP ka një historik edhe në kuadër të grupit, të testimit të varianteve të tij. Ky historik konsolidohet me kohën. Përmes testimeve ku konfirmohet një virus, por jo SARS-COVID, ato mostra merren dhe çohen në laboratorë që kemi akses, si në Berlin. Deri tani nuk kemi raste të mutacionit. Deri në këto momente nga vlerësimet që kanë bërë studiuesit, kanë vënë re rritje të transmetueshmërisë. Studimet e pjesshme për imunitetin kanë treguar dhe vlerësuar situata të ndryshme në grupe të ndryshme, jo gjithë përfaqësuese. Studimet serologjike që janë bërë të pjesshme apo përgjithësuese, shpesh konsolidohen me studimet më të gjera. Shpresoj që të kemi studime më të gjerë, që të përfshijnë një popullatë më të gjerë.”, pohoi ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH