Globi

Mustafa: Nuk do t’i tërheq ministrat, është në vullnetin e Kurtit

Shkruar nga Liberale
Mustafa: Nuk do t’i tërheq ministrat, është në

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk do të tërheq ministrat e partisë që drejton, edhepse Qeveria është rrëzuar të mërkurën mbrëma.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, të enjten, tha se është në vullnetin e Albin Kurti t’i mbajë ose t’i lirojë nga detyra, siç bëri mbrëmë me zv.kryeministrin e parë, Avdullah Hoti.

“Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje. Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, ka shkruar Mustafa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH