Aktualitet

Murrizi regjistron partinë e re në Gjykatë

               Publikuar në : 17:52 - 21/10/20 liberale

Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetet sociale se partia e tij Lëvizja Demokratike Shqiptare është regjistruar në Gjykatën e Tiranës dy ditë më parë.

Ai thotë se nisma ka qenë e katër deputetëve, përfshirë vetë atë, bashkë me Alban Zenelin, Halit Valteri dhe Arlind Çaçanin. Murrizi fton çdo shqiptar të mërzitur nga partitë e tjera që të bashkohet me LDSH.

“Me date 19 tetor 2020 u rregjistrua zyrtarisht ne gjykaten e rrethit gjygjesore Tirane si Parti Politike. Levizja Demokratike Shqiptare. Me nismen e 4 deputeteve Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Arlind Çaçani si dhe mbeshtetur nga 4602 firmetare nga çdo qark krijuam nje subjekt politik.

Ndoshta e para Parti Politike qe eshte krijuar ne 30 vite pluralizem,pa ish komuniste, pa ish sigurimsa dhe spiune sigurimi, pa na i mbledhur firmat pushteti dhe Parti Politike qe nuk eshte “shitur” nga njeri kryetare tek kryetari bleres siç ka jo pak te tilla. Ju “kerkojme “ndjese atyre qe kane programuar, dirigjuar apo strukturuar partite politike ne post-komunizen ne Shqiperi qe nuk i pyetem dhe nuk ju morem leje

Ju “kerkojme” ndjese edhe ish funksionareve te larte te ppsh dhe bashkepunetoreve te Ramiz Alise qe Partia Levizja Demokratike Shqiptare nuk eshte pjelle e tyre. Ftojme çdo Shqiptarë qe nuk merzitet nga ky fakt, ti bashkohet LEVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE per te ndikuar me fuqine e VOTES ne 25 prill 2021 per nje politike ndryshe. Partia Levizja Demokratike Shqiptare do te konkuroj ne çdo qark vetem me LISTA 100% TE HAPURA”, shkruan Murrizi.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back