Aktualitet

Murrizi: Rama nuk mund ta kalojë reformën me vota të trafikuara

Shkruar nga Liberale
Murrizi: Rama nuk mund ta kalojë reformën me vota të trafikuara

Kreu i grupit demokrat në parlament, Muslim Murrizi në përfundim të mbledhjes me kryeministrin Edi Rama tha se opozita e re nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj. Murrizi tha se Rama ta harrojë ta kalojë Reformën Zgjedhore me vota të trafikuara, teksa përmendi edhe tentativa për trafikim votash edhe nga opozita e bashkuar.

"Harroje që mund të kalosh një reformë zgjedhore me vota të trafikuara në parlament. Trafikimi nuk është vetëm aset i kryeministrit Rama, por është bërë një aset dhe i partive të tjera pjesëmarrëse në Këshillin Politik që kanë interes për të kaluar këtë reformë. Unë e di që duhen 84 vota. Rama ka tani vetëm 77 mandate. Nuk besoj që të ketë bilbilush që kyçen 3 orë në seli të pallatit të Kongreseve dhe 12 orë në një rezidencë të ambasadës për të gatuar një gjellë që mund ta hamë me lugën dhe pa e kontrolluar se çfarë është. Unë kam hall që të gatuajnë një gjellë të mirë për shqiptarët. 

Ne në Komision do vendosim kushte dhe sanksione në interes të shqiptarëve. Nuk ka fazë të dytë dhe as fazë të tretë. Javën tjetër qe do të mblidhet komisioni ne do të kemi propozime konkrete për ndryshimin e sistemit. Keni merakun që luajmë për veten tonë, pyesni Ramën, Lulin dhe Monën. Ne nuk hamë me lugë të papastruar nga cila do gjelle", tha Murrizi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH