Aktualitet

Murrizi: PD u tregua arrogante, ja pse i humbi zgjedhjet

Shkruar nga Liberale
Murrizi: PD u tregua arrogante, ja pse i humbi zgjedhjet

I ftuar në Shqip në Dritare tv, kreu i Partisë “Lëvizja Demokratike Shqiptare”, Myslim Murrizi tha se opozita humbi sepse gaboi me arrogancën dhe delirin duke pretenduar se ishte në pushtet.

"PD-ja gaboi me arrogancën 6-mujore, flisnin sikur ishte në pushtet. Skeptikët, pragmatistët ose interesaxhinjtë që shkuan nga PD-ja te LSI-ja meqë kjo e fundit ishte kapërceu ylberin dhe shkoi te Rama. Sot kur panë se PD-ja ishte më afër “pushtetit” u bashkuan me të. Sjellja prej megallomani dhe deliranti e Lulzim Bashës rrezatohej kudo. Ai e deklaronte fitoren. Por sa të mbarojë lufta e brendshme e PD-së do të shihet një kapërcim kursi", tha Murrizi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH