Aktualitet

Murrizi paralajmëron lëvizje të re politike në zgjedhjet e 2021

Shkruar nga Liberale
Murrizi paralajmëron lëvizje të re politike në zgjedhjet e

Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, paralajmëroi lëvizje të re politike, në zgjedhjet parlamentare të 2021. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Murrizi tha se është e sigurt që në zgjedhjet e 2021 do të kandidojë, ndonëse nuk e ka vendosur ende siglën.

"Që do jem në Parlament, do jem, por për siglën me të parë e me të bërë. Po e mendoj seriozisht për një lëvizje, me një listë ndryshe. Do të kandidoj më 2021, nuk bëhet fjalë fare", tha Murrizi.

Deputeti foli më tej edhe për situatën politike në vend, teksa u shpreh se palët politike kanë qenë në ortakëri që prej  vitit 1993.

"Nuk është prishur ujdia prej atij viti. Ortakëria e fundit është ai I 2013, i aleancës së prillit, ajo e ngjalave. Në prill 2020, Meta shkon sërish në prehërin e Ramës. Kemi bërë nëntë reforma zgjedhore, më e poshtra ishte e 2008, që u kthyem si në kohën e komunizmit. Si ta besoj që Meta është prishur me Ramën, kur manifestimi i 2 marsit ishte autogol i Bashës. Metën e zgjodhën President këta që janë sot në pushtet. Tani thonë se do therin si dashë bajrami, besoj do e therin para bajramit, këtë Dvoranin", tha Murrizi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH