Aktualitet

Murrizi: Nuk e votojmë “1 qershorin”, këta orari i gjumit i ndan

Shkruar nga Liberale
Murrizi: Nuk e votojmë “1 qershorin”, këta orari i gjumit

Myslim Murrizi vijon të qëndrojë kundër votimit të marrëveshjes së 5 qershorit, madje duke iu drejtuar me ironi si marrëveshja e 1 qershorit pasi është ditë feste.

Ai tha se opozita jashtëparlamentare duhet të paraqitet në mbledhje dhe të jap argumentet e saj pasi mund të bind dhe opozitën parlamentare.

Sipas tij ekspertët u kishin garantuar se dhe nëse miratohen ndryshimet kushtetuese në 30 korrik, nuk prek marrëveshjen e 5 qershorit.

“Nuk ka debate pasi nuk kemi me kë debatojmë. Ekspertët thanë edhe nëse në 30 korrik votohen ndryshimet kushtetuese nuk preket asgjë nga marrëveshja e 1 qershorit, po ashtu është se ditë feste. Nuk shoh pse nuk vijnë për të adresuar dhe ta dimë se çfarë kanë se mbase na e mbushin mendjen dhe ne.

E vetmja listë zgjedhore ku shqiptarëve u është mohuar e drejta e zgjedhjes është në lista e 21 prillit 2008. Listat e hapura rregullojnë demokracinë dhe perfeksionojnë aq sa munden sistemin zgjedhor. Grupi ynë parlamentar nuk e voton 1 qershorin. Ata janë gjithë kohën bashkë… vetëm orari i gjumit i ndan", tha deputeti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH