Aktualitet

Murrizi kritika parlamentarëve: Këtu është thënë t'i hash atë që...

Shkruar nga Liberale
Murrizi kritika parlamentarëve: Këtu është thënë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Myslim Murrizi tha se para se të frenohen gazetarët dhe mediat përmes paketës “anti-shpifje”, duhet që më parë parlamentarët të dinë të mbajnë gojën e tyre në seancën plenare.

Sipas Murrizit fjalët më denigruese e kanë origjinën brenda Kuvendit.

“Nëse kanë dalë fjalë denigruese kanë dalë nga kjo sallë këtu. Nga ata tendera që dalin nga kjo sallë. Boll me kinezërira duke shpikur rrotën. Këtu është thënë “ti hash atë që s’thuhet”.Portalet janë vrimë e fundit e kavallit. Motori i gjeneratorit është këtu ata marrin frymë nga kjo sallë. Për të frenuar shpifjen ofendimin të frenojmë fjalët në këtë foltore, të frenojnë njëri tjetrin e pastaj tu drejtohemi atyre", u shpreh Murrizi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH