Aktualitet

Murrizi ironizon Lleshajn: Do e shkarkojnë të premten

Shkruar nga Liberale
Murrizi ironizon Lleshajn: Do e shkarkojnë të premten

Kryetari i grupit demokrat Myslym Murrizi nuk i kurseu ironitë për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, nga faltorja e Kuvendit.

Duke qenë se në postin ku qëndron Lleshaj, ishte shënuar ‘deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, Murrizi i tha Ballës me ironi, se paskan vendosur ta shkakrojnë nga posti i ministrit.

“Së pari, zoti Balla do të uroja për zgjedhjen para zgjedhjeve të deputetit të ri zotit Sandër Lleshaj, sikur duket e keni planifikuar ta shkarkoni si ministër të premten, pasi ia paskeni ngrehur tabelën që sot, Sandër Lleshaj deputet.

O i thoni këtyre të administratës ta dinë se cfarë punon Sandri, ose i thoni Sandrit që e keni shkarkuar si ministër dhe ia keni caktuar vendin deputet, por se ku, sipas katit nuk më duket në terezi gjëkund”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH