Aktualitet

Murrizi: 2 anëtarët e Këshillit Politik s'marrin dot vizë për në SHBA

Shkruar nga Liberale
Murrizi: 2 anëtarët e Këshillit Politik s'marrin dot

Myslim Murrizi, kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, shprehet se nuk do ta votojë reformën zgjedhore pa ndryshim të sistemit, futjen e listave të hapura dhe garantimin e votës së emigrantëve.

Më tej, ai u shpreh se dy nga firmëtarët e marrëveshjes nuk u jepet as vizë amerikane. “Po të jetë me vizë, një ose dy prej tyre nuk e di a shkelin dot në SHBA. Ata katër veta janë, njëra është nënshtetase amerikane, tre mbeten nga ata, dy nuk hyjnë dot në SHBA. Kur kam qenë në dhjetor në SHBA, më kanë kontrolluar për vizë. Kurse në rezidencë nuk na kërkuan gjë”, tha Murrizi në Euronews.

Sipas tij në marrëveshje nuk janë adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe nga ana tjetër është vendosur identifikimi biometrik që nuk e ka kërkuar asnjë parti deri tani. Murrizi tha se kjo do t’u kushtojë shqiptarëve 15.5 milionë euro.

“Askush nuk ka kërkuar futjen e teknologjisë për identifikimin e votuesve me gisht. I kam thënë Boshard dhe Sorecës që nuk i votojmë ndryshimet. Nuk ka as arnim të Kodit Zgjedhor dhe nuk adresohen rekomandimet e OSBE/ODIHR”, u shpreh deputeti.

Duke paralajmëruar bllokimin e marrëveshjes në Parlament, Murrizi tha se janë 39 deputetë që kanë kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe sipas tij marrëveshja mund të kalojë vetëm nëse mazhoranca trafikon vota në Parlament.

Ndërsa për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Murrizi tha se do të kandidojë në listë më vete pa formuar parti politike, por lëvizje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH