Aktualitet

Mungesa e kapaciteteve, Turqia ndalon charter-at spitalorë

Shkruar nga Liberale
Mungesa e kapaciteteve, Turqia ndalon charter-at spitalorë

Turqia ka ndaluar charter-at që shkojnë për kurim nga Covid-19 në spitalet turke. Vendimi pa afat është marrë nga Ministria e Shëndetësisë turke.

Sipas Euronews Albania, arsyetimi i dhënë nga autoritetet turke mësuam se ky vendim ka ardhur si pasojë e ezaurimit deri në 80% të kapaciteteve spitalore atje.

Që prej fillimit të pandemisë, në muajin mars, 270 persona të infektuar me koronavirus, kryesisht në gjendje të rënduar janë nisur me avionë “Charter” privat nga aeroporti Nënë Tereza për kurim jashtë vendit.

Turqia rezulton të jetë vendi i preferuar nga shqiptarët për t’u kuruar nga Covid-19.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH