Aktualitet

Mund të shkaktonte djegie ose sëmundje nga rrezatimi, gjendet kapsula radioaktive e humbur në Australi

Shkruar nga Liberale
Mund të shkaktonte djegie ose sëmundje nga rrezatimi, gjendet kapsula

Autoritetet në Australi thonë se kanë gjetur një kapsulë të vogël radioaktive, e cila u zhduk javën e kaluar.

Autoritetet në Australinë perëndimore thanë se, shërbimet e urgjencës kishin "gjetur fjalë për fjalë gjilpërën në kashtë".

Gjigandi i minierave Rio Tinto kërkoi falje për humbjen e pajisjes, e cila mund të kishte paraqitur një rrezik serioz nëse përdorej.

"Kapsula - e cila është 6 mm (0,24 inç) në diametër dhe 8 mm e gjatë - përmban një sasi të vogël të Caesium-137, i cili mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës, djegie ose sëmundje nga rrezatimi. Shërbimet e urgjencës përdorën pajisje të specializuara duke përfshirë detektorë rrezatimi gjatë kërkimeve", shkruan BBC.

Pajisja po përdorej në një minierë në rajonin e largët Kimberley. Sipas BBC, Rio Tinto premtori se do të nisë një hetim për atë që kishte ndodhur. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH