Editorial

Mund të paguajmë koston e nacionalizmit idiot të BE mbi vaksinat

Shkruar nga Liberale
Mund të paguajmë koston e nacionalizmit idiot të BE mbi vaksinat

Mark Toshner

Unë jam liberal pro-evropian i qendrës së majtë. Prandaj më dhemb kur e theksoj këtë: BE-ja në përgjithësi, dhe specifikisht Ursula von der Leyen, si dhe disa nga udhëheqësit e shquar evropianë si Emmanuel Macron, po zbatojnë politika dhe po japin mesazhe të gabuara me çështjen e vaksinave.

Ata duhet të heqin urgjentisht dorë nga politika tribale. Presidenti francez, që drejton një nga kombet perëndimore më skeptike ndaj vaksinave, nuk duhej që të kishte vënë në dyshim aq publikisht efikasitetin e asaj që ka dalë qartë, se është një vaksinë që po funksionin në luftën kundër Covid-19.

Pasojat e fjalëve të tyre mund të jenë afatgjata. “Rezultatet e hershme që kemi, nuk janë inkurajuese”- tha Macron në fillim të këtij muaji, duke iu referuar efekteve të vaksinës së AstraZeneca për njerëzit e moshës 60-65 vjeç. Fjalët e tij ishin të parakohshme në atë kohë, dhe duken edhe më shumë tani, në vazhdën e të dhënave fantastike që tregojnë efektet e vaksinave ChAdOx dhe Pfizer në botën reale, me rreth 94 përqind dhe 85 përqind reduktim të shtrimeve në spital.

Unë jam një ekspert në studimet e vaksinave ChAdOx, ndaj kam interes mbi këto prova. Por megjithatë faktet flasin vetë:vaksina e Oksfordit po ndihmon shumë njerëz të mos sëmuren rëndë nga koronavirusi. Ndërkohë, ka raporte në Francë, Gjermani dhe vende të tjera të vaksinave së AstraZeneca që lihen të papërdorura, dhe madje edhe profesionistë të kujdesit shëndetësor që shprehin ngurrim.

Në këtë rast është e vështirë të shmangësh përfundimin, se keqinformimi nga njerëz si Macron ka pasur jo pak ndikim. Natyrisht ngadalësia e vaksinimit në Evropë, është përshkruar në detaje. Por balta e hedhur mbi vaksinën e Oksfordit, nuk ka dhënë efektet e pritura nga Brukseli.

Qeveria britanike ka qenë mjaftueshëm e përmbajtur, për të mos e “ngrënë karremin”, dhe për ta demonizuar BE-në në kundërpërgjigje. Ka shenja se kritika e padrejtë ndaj vaksinës së Oksfordit, mund të ndikojë edhe në vendimet e vendeve të ndryshme jashtë Evropës.

Për shembull në Australi, disa shkencëtarë kanë sugjeruar ndërprerjen e vaksinimit me vaksinën e Oksfordit.

Po si arritëm në këtë situatë mjerane? Së pari duhet të kuptojmë kritikat, disa prej të cilave janë të drejta. Testet e vaksinës së Oksfordit nuk u drejtuan nga AstraZeneca, por u financuan përmes një përzierje fondesh bamirësie dhe grantesh nga qeveria britanike.

Dhe në vend të një mega-prove, pati disa studime më të vogla por të ndërlidhura mes tyre.

Thënë thjesht, kishte më pak para për këto teste. Gjithsesi, vaksina kishte në dispozocion infrastrukturën e Institutit Kombëtar të Kërkimit Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar.

Në të gjitha testet u përdorje qasje paksa të ndryshme, në lidhje me atë që u përkufizua si “rast pozitiv”.

Pastaj vijmë tek problemet fillestare shumë të reklamuara rreth “gabimit” të prodhimeve në grupe, dhe titujve dramatikë në mediat e gjithë botës kur raportoheshin efektet anësore të mundshme në disa raste individuale. Për shkak se vaksina e Oksfordit ishte efektivisht e para që u përhap në popullata të mëdha, këto ngjarje u raportuan në kohë reale, në mënyrë të pasaktë dhe me një lloj megafoni.

Shkenca nuk duhet të funksionojë kështu, por në këtë rast gjithçka është e kuptueshme. Më tej, asnjë nga këto gjëra nuk duket të ketë ndonjë rëndësi të madhe, përveç baltës që nisi të hidhej. Një tjetër ankesë, lidhet me vendimin për të publikuar një “gjysmë-analizë” të rezultateve nga testet e ndryshme.

Ai vendim u mor nga një komitet i pavarur. Ata menduan se ishte etike të bëheshin publike herët rezultatet, kryesisht pati ato të dhëna e kaluan kufirin që rregullatorët ndërkombëtarë vendosën për një vaksinë të suksesshme. Ndërsa ky vendim ishte i lavdërueshëm, kjo nënkuptonte që të dhënat e hershme ishin më komplekse për t’u interpretuar.

Fakti që disa vende nuk kanë licencuar ende vaksinën e Oksfordit në bazë të këtyre të dhënave, duhet të jetë një çështje për të reflektuar nga ana e tyre, por secili vend ka tensionet e veta lokale. Së fundmi është çështja e popullsisë së moshuar.

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në testet e vaksinës së Oksfordit, ishin punonjës të kujdesit shëndetësor, dhe sipas përkufizimit nuk do të ishin mbi 65-vjeç. Kjo zgjedhje ishte pjesërisht pragmatike, pasi fatkeqësisht punonjësit e pitaleve janë më të rrezikuarit nga Covid-19, dhe këtë arsye ka shumë të ngjarë që të gjeneronin raste pozitive.

Fillimi i vaksinimeve në një popullatë më të re, më të shëndetshme, është mënyra më e sigurt për të bërë diçka, pasi rrezikoni  të keni më pak probleme që mund të ekzistojnë potencialisht të lidhura me terapinë tuaj. Provat shtesë janë ende në vazhdim, por unë personalisht mendoj se e gjithë kjo u shpjegua përgjithësisht dobët dhe e keq-prezantuar në disa vende.

Tani le të ndalemi tek problemet më të mëdha. Të gjitha sa thashë më sipër, do të ishin normalisht çështje teknike të vogla. Ne në Britani kemi bërë një punë të mirë për të ruajtur besimin e publikut tek vaksinat. Tekstet e vaksinës, ishin padyshim të sigurta dhe efektive. Ndihet që beteja me koronavirusit po fitohet. Dhe ne jemi bërë një udhërrëfyes serioz për mënyrën se si dilet nga kjo pandemia.

Së pari nevojitet një disiplinë në dhënien e mesazheve nga qeveria, shkencëtarët dhe media. Mos komentoni para kohe, prisni derisa të dhënat të jenë të qarta. Adresoni me durim hezitimin e disave ndaj vaksinave. Mbani në mendje panoramën kryesore.

Besojini rregullatorëve tuaj dhe procesit rregullator. Vendet që e vonuan dukshëm procesin kur kishin të njëjtat të dhëna, po vuajnë tani vonesat në vaksnim. Rregullatorët duhet të lejohen të rregullojnë.

Mos u merrni me nacionalizmin e vaksinaave. Sidoqoftë ne nuk mund ta shmangim këtë, por sido që të jetë, besimi tek vaksina duhet të jetë i fortë. Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për t’ja premtuar vaksinat e tepërta botës në zhvillim është një hap në drejtimin e duhur. Por ne kemi nevojë për më shumë se një gjysmë hapi. OBSH-ja që po përpiqet të na bashkojë të gjithëve, ka nevojë për blerje serioze.

Përhapini shpejt dhe me siguri vaksinat, dhe do ta shikoni që njerëzit do të fillojnë të shohin vetë se vaksinat janë të sigurta. Por në rast se udhëheqës si Emmanuel Macron dhe Ursula von der Leyenm vazhdojnë që të luajnë politikën e vogël tribale me këtë proces, efektet do të jenë afatgjata dhe negative.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH