Aktualitet

"Mund të ishte vajza ose motra jote", Balla takon në spital vajzën që u abuzua në Vlorë: Pandëshkueshmëria do të marrë fund

Shkruar nga Liberale
"Mund të ishte vajza ose motra jote", Balla takon në spital

Pas bërjes publik të rastit të 26-vjeçares në Vlorë, e cila u abuzua seksualisht nga disa djem, ka ardhur edhe reagimi i institucioneve.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në spitalin e Vlorës për të takuar vajzën dhe për t'i shprehur asaj mbështetje. Për mediat ai deklaruar se kultura e pandëshkueshmërisë duhet të marrë fund.

"Duhet të bëhemi bashkë se vajza mund të ishte motra jote ose e imja. Dhuna me bazë gjinore nuk është e re por është krijuar një kulturë pandëshkueshmërie që do të marrë fund. Jam këtu për të mbështetur këtë vajzë që ka rënë pre e kësaj dhune. Një vajzë që vjen nga zonat rurale dhe ka ardhur në Vlorë për të ndihmuar veten e vet" tha Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH