Globi

Muja: Nëse s’ka marrëveshje, në maj Kosova shkon në zgjedhje të reja

Shkruar nga Liberale
Muja: Nëse s’ka marrëveshje, në maj Kosova shkon në

Marrëveshja mes dy partive fituese të zgjedhjeve në Kosovë ka ngecur te çështja e presidentit, pasi LDK insiston që të përfshihet edhe posti i presidentit gjë që po refuzohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por, analisti politik Armend Muja ka thënë për për KosovaPress se koalicioni do të ndodhë shpejt. Muja vlerëson se kjo parti duhet ta kuptojë që Lëvizja Vetëvendosje doli e para në këto zgjedhje, por që edhe Vetëvendosje duhet të bëjë lëshime.

“LDK-ja nuk është parti e parë, është parti e dytë. Sa më lehtë që e kupton aq më mirë. Vetëvendosje duhet ta kuptojë që duhet të bëjë lëshime për me i akomoduar kërkesat që janë të domosdoshme nga partneri qeveritar. Tek puna e presidentit është shumë e logjikshme që ne nuk mund të votojmë një president i cili nuk e dimë se kush është, dhe unë këtu mendoj se Vetëvendosje ka të drejtë. Është e drejtë e Vetëvendosjes me insistu që ta ketë një kandidat qoftë edhe nga LDK-ja që të jetë i testuar në popull dhe po ashtu të ketë një legjitimitet popullor”, u shpreh Muja.

Sipas tij nëse nuk ndodh koalicioni mes VV-së dhe LDK-së ka gjasa që vendi të shkojë në zgjedhje në maj, dhe betejën kryesor ai e sheh në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të krahut të luftës PDK-së, AAK-së dhe Nismës, pasi sipas tij LDK do të dobësohet duke kaluar si e partia e tretë krahasuar me zgjedhjet e 6 tetorit./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH