Aktualitet

Muçi: Nuk më prek vendimi i KPA, do vazhdoj të rri në Kushtetuese

Shkruar nga Liberale
Muçi: Nuk më prek vendimi i KPA, do vazhdoj të rri në

Anëtari i shkarkuar tashmë i Gjykatës Kushtetuese, Bensik Muçi ka folur pas vendimit të KPA që e largoi nga sistemi gjyqësor.

Ai është shprehur se vendimi i KPA nuk e prek dhe se do të vazhdojë të qëndrojë në Kushtetuese.

"Neni 130 i Kushtetutës thotë që në momentin që kam bërë betimin e kam humbur statusin e prokurorit, në këtë moment KPA nuk ka pas kompetencë të vijojë cështjen time. Në momentin që ka përfunduar statusi im si prokuror, unë nuk jam më subjekt. KPA.

Mbarimin e mandatit tim e thotë Kushtetuta, e konstaton gjykata kushtetuese me ndryshimet e fundit. Nga momenti i dekretimit, njofoi KLP, i cili e ka njoftuar për dekretin dhe betimin, Ibrahimi me një veprim kriminal nuk ka njoftuar asnjë anëtar tjetjër ka pas detyrimin ligjor të konstatojë mbarimin e mandatit si prokuror.”, tha Muci për mediat, menjëherë pasi KPA vendosi shkarkimin e tij, duke mos kaluar shkallët vlerësuese të vettingut.

Muçi gjithashtu dha shkaqet se përse Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e tij. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH