Nga dita e nesërme, të martën e 13 prillit fillon muaji i Ramazanit, ku besimtarët mysliman agjërojnë për 30 ditë në respekt të Zotit dhe në përpjekje për të përfituar nga të mirat e mëdha që ka ky muaj.
Për to, hoxha e xhamisë Dine Hoxha në kryeqytet, Ahmed Kalaja na sqaron më tepër.
“Ka shumë përgëzime dhe shumë lajme të mira nga Profesti Muhamed, paqja dhebekimi i Zotit qofshin me të, në raport me Ramazani, si p.sh. cdo besimtar dhe besimtare që agjërojnë, me besimin te Zoti, duke shpresuar shpërblimin e tij, Zoti do t’ua falë të gjitha gjynahet. Ose sic thotë Profeti në një rast tjetër, në muaine Ramazanit mbyllen dyert e ferrit dhe hapen dyert e parajsës, prangosen djajtë. Në këtë muaj është nata e Kadrit ku adhurimi, mirësia te Zoti, është më e vlerësuar se 1 mijë muaj të marrë bashkë”, tregon ai.
Gjithashtu ky muaj konsiderohet si edhe zbritja e librit të shenjtë të Kuranit në tokë.
Për të dytin vit radhazi ky muaj i madh për besimtarë mysliman koincidon me pandeminë globale, por nëse në këtë vit masat janë më të liruara, dyzimi i besimtarëve mbetet vaksina anti-Covid, nëse ajo e prish apo jo agjërimin gjatë kësaj periudhe.
“Ne e kemi sqaruar që nuk prishet nga agjërimi se nuk konsiderohet ushqyese e si pasojë nuk e prish agjërimin”, deklaroi Kalaja.
Po ashtu, edhe kryetari i bashkësisë islame të Kosovës, një pjesë të mesazhit të tij me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ia kushtoi pandemisë.
Ai i bëri thirrje besimtarëve të respektojnë masat anti Covid. Tërnava tha se gjatë këtij muaji të shenjtë, besimtarët duhet të bëjnë më të mirën e mundshme me adhurim, lutje, namaz, e solidaritet.
Më herët sakaq, ai ishte përpjekur të fliste për shqetësimet lidhur me vaksinat, duke siguruar se ato nuk e prishin agjërimin. Tërnava, po kështu shpjegoi se të infektuarit me Covid 19 nuk kanë të detyruar të argjërojnë.