Aktualitet

Muaj më parë e refuzoi, Zelensky bindet dhe pranon që presidenti gjerman të shkojë në Ukrainë

Shkruar nga Liberale
Muaj më parë e refuzoi, Zelensky bindet dhe pranon që presidenti

Presidenti federal i Gjermanisë mbërriti sot në Ukrainë për një vizitë zyrtare, e cila nuk ishte paralajmëruar paraprakisht për arsye sigurie, sipas rrjetit televiziv gjerman ntv.

Kjo është vizita e parë në territorin ukrainas nga ish-ministri i Jashtëm socialdemokrat, i cili është kritikuar nga Kievi për politikën e tij të kaluar ndaj Rusisë që nga shpërthimi i luftës më 24 shkurt. Vizita e mëparshme u anulua.

Z. Steinmeier ka shprehur dëshirën për t'u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë këtij udhëtimi, sipas ntv.

Kujtojmë që në muajin prill, presidenti i Ukrainas, Volodimir Zelenskyj refuzoi vizitën e planifikuar nga presidenti i Gjermanisë Frank-Valter Steinmeier. Mediat gjermane paraqitën dy arsye atëherë: marrëdhënia e ngushtë që presidenti gjerman ka pasur vitet e fundit me Rusinë dhe mbështetja që ai ka dhënë për gazsjellësin Nord Stream 2./Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH