Aktualitet

“M’u sabotua totalisht fushata”, Bejko flet pas humbjes në zgjedhje: Më dukej sikur shkelja mbi gjarpërinj, askush nuk fitonte dot me këto kushte

Shkruar nga Liberale
“M’u sabotua totalisht fushata”, Bejko flet pas humbjes

Ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet vendore, Roland Bejko, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur pas humbjes së 14 majit, teksa u shpreh se në kushtet ku u gjend ai dhe partia, askush nuk mund të dilte për të fituar.

Bejko u shpreh se gjatë fushatës pati degë në Tiranë ku nuk u ftua dhe nuk pati asnjë aktivitet, gjë që sipas tij ishte sabotim total i garës elektorale.

Ai u shpreh se në këtë situatë “dukej sikur shkelte mbi gjarpërinj”, ndërsa shtoi se asgjë nuk ishte siç dukej brenda kampit blu.

“Nuk pretendoj për kryetar partie. Pati degë në Tiranë ku nuk u ftova fare dhe nuk patëm aktivitete. M’u sabotua fushata totalisht, nuk pati takime. Alibeaj ishte në këtë lloj stresi. Aty është një situatë ku më dukej sikur shkelja mbi gjarpërinj. Asgjë nuk ishte ashtu si dukej.

Pata një mbështetje nga ish-drejtues të lartë të PD-së ndër vite, pata mbështetje nga bota akademike.

Kushdo që të dilte në këto kushte nuk fitonte dot. Ndoshta do merrnin më shumë se unë, por synimi im ishte të mbaja ndezur flakën e PD-së për të mos kaluar te Berisha dhe të bëja partinë time që ishte memece dhe t’i jepja një zë. Rasti më i mirë për këtë ishte fushata dhe në një muaj kompensova 1 vit ku nuk u fol.

Alibeaj bëri shumë mirë që dha dorëheqjen, bëri diçka të mençur. Nëse do qëndronte do shtyheshin zgjedhjet brenda partisë. Largimi i tij këtë e bën të nevojshme. Berisha humbi dhe kjo nuk diskutohet. Berisha është kundërshtari im ashtu si Rama dhe Meta. Është berishizmi në mes, unë jam i deklaruar. Dua që ai të largohet pasi nuk ka asnjë shans që të sjellë PD në pushtet,” tha Bejko.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH