Aktualitet

MSH: Shkon në 208 numri i personave që humbin betejën me Covid

               Publikuar në : 16:23 - 12/08/20 liberale

Tre persona kanë humbur betejën me COVID-19, në 24 orët e fundit ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e fundit të të dhënave. Kështu numri i viktimave ka shkuar në 208.

“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 65 vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe një 76 vjeçare”,
thuhet në deklaratën e MSH.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back