Aktualitet

MSH: Shërohen edhe 18 pacientë të tjerë me koronavirus

Shkruar nga Liberale
MSH: Shërohen edhe 18 pacientë të tjerë me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se 18 pacientë i janë shtuar listës së të shëruarve nga koronavirusi duke e çuar numrin në 345.

"Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.

Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë.

Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave", tha Albana Fico. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH